Jam i shtyrë nga Fryma e Shenjtë për të dërguar një mesazh urgjent tek të gjithë personat e regjistruar në listën tonë të emaileve, si dhe tek të gjithë miqtë dhe peshkopët që kam takuar anembanë botës.
NJË FATKEQËSI QË DO TË TRONDISË GJITHË BOTËN ËSHTË GATI PËR TË NDODHUR. DO JETË KAQ E FRIKSHME SA TË GJITHË DO TË DRIDHEMI – MADJE EDHE MË TË PERËNDISHMIT MESH NESH.
Për dhjetë vjet me rradhë kam paralajmëruar për mijëra zjarre që do të vijnë mbi qytetin e Nju Jork-ut. Do të përfshijë të gjithë zemrën e qytetit, madje edhe zona të Nju Xhersi-t dhe të Konektikatit. Qytetet kryesore anembanë Amerikës do të përjetojnë trazira dhe zjarre të mëdha – të ngjashme me ato që kemi parë para disa vitesh në Watts, Los Anxhelos.
Zjarret dhe trazirat do të përfshijnë qytete anembanë botës. Do të ketë vjedhje dhe shkatërrim – edhe në Times Square, në qytetin e Nju Jork-ut. Ajo çfarë ne po përjetojmë sot nuk është një rënie ekonomike, nuk është madje as depresion. Ne sot gjendemi nën zemërimin e Perëndisë. Në Psalmin 11 është shkruar:
“Kur thelemet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?” (vargu 3).
Perëndia po dënon mëkatet e tmerrshme të Amerikës dhe të të gjitha kombeve. Ai po shkatërron thelemet pagane.
Profeti Jeremia iu përgjërua Izraelit plot mëkate duke thënë: “Ja këshut thotë Zoti: Unë kam përgatitur kundër jush të keqen dhe një plan kundër jush. Tani le të heqë dorë secili nga rruga e keqe, përmirësoni rrugët tuaja dhe veprimet tuaja” Por ata thonë: “Është e kotë, ne duam të ecim duke ndjekur mendimet tona dhe dëshirojmë të veprojmë sipas kryeneçësisë së zemrës sonë të keqe.” (Jeremia 18:11–12).
Në Psalmin 11:6, Davidi paralajmëron: “Ai do të bëjë të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse, kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre”. Pse? Davidi përgjigjet: “Sepse Zoti është i drejtë” (v.7). Ky është një gjykim i drejtë – njëlloj si gjykimi në kohën e Sodomës dhe Gomorrës.
ÇFARË DUHET TË BËJË I DREJTI? ÇFARË DUHET TË BËJNË NJERËZIT E PERËNDISË?
Fillimisht po ju jap një këshillë praktike të cilën e mora për udhëzimin tim. Mbani rezerva ushqimesh dhe mjetesh të tjera të nevojshme për 30 ditë. Në qytetet kryesore dyqanet boshatisen brenda një ore kur ka shenja të një fatkeqësie që pritet të ndodhë.
Sa për reagimin tuaj shpirtëror, ka dy mundësi. Kjo shprehet në Psalmin 11. “Ik në malin tënd, si një zog i vogël”. Ose, siç Davidi thotë: “Ai i fiksoi sytë e tij tek Zoti në fronin e tij në qiejtë – sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve” (v.4). “Unë gjej strehë tek Zoti” (v.1)
Do t’i them frymës sime: Nuk ke pse vrapon...nuk ke pse fshihesh. Kjo është vepra e drejtë e Perëndisë. Do t’i mbaj sytë tek Zoti në fronin e tij, tek syri i tij plot dashuri dhe mirësi që sheh çdo hap që bëj – duke besuar që ai do t’i çlirojë njerëzit e tij nga përmbytjet, zjarret, fatkeqësitë, provat dhe sprovat e çdo lloji.
Shënim: Unë nuk e di se kur do të ndodhin këto gjëra, por e di që nuk do të vonojnë shumë. E kam hapur zemrën time tek ju. Bëni ashtu si ju mendoni se është më mirë për ju.
Perëndia ju bekoftë dhe ju mbajttë.
Në Krishtin,
DAVID WILKERSON
DW:bbm 3.23.09
